Gjykata Kushtetuese ka vendosur me shumicë pranimin e pjesshëm të padisë së kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të shtetit Ilir Meta. Në përballjen e parë ligjore ndërmjet përfaqësuesit të presidentit dhe përfaqësueses ligjore të këshillit të ministrave, kjo e fundit solli në fokus nenin 98 të kushtetutës dhe pretendoi se ky nen nuk i jep asnjë atribut ndryshe Presidentit, veçse të dekretoje propozimin e ardhur nga Kryeministri.