Firmat e para që do të hedhë Bajram Begaj si president i Republikës së Shqipërisë, janë dekretet e shkarkimeve dhe emërimeve në kabinet qeveritar. Seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, e datës 28 korrik, do të marrë në shqyrtim propozimin e kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në këshillin e ministrave.