Princi saudit Mohammed Bin Salman falsifikoi firmën e babait të tij për të nisur pushtimin e Jemenit, pretendon një dokumentar i ri i transmetuar në BBC. Ndërhyrja e Mbretërisë saudite në vitin 2015, në Luftën Civile të Jemenit, shihet gjerësisht si pjesë e një lufte të ndëmjetme të saj me Iranin. Konflikti brutal, që zgjat prej një dekade, ka marrë me qindra e mijëra jetë njerëzish dhe ka lënë miliona të tjerë në prag të urisë. Një ish-këshilltar i trashëgimtarit të mëparshëm pretendon se Mohammed bin Salman falsifikoi dekretin për dërgimin e trupave.