Afati ligjor për përmbylljen e procesit të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për vitin kalendarik 2025 përfundon këtë të martë. Në përputhje me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe Dhuratave, të gjithë personat zyrtarë në Kosovë ishin të detyruar të kryejnë deklarimin e pasurisë deri më 31 mars.