Nëse keni humbur apo nuk mbani mend fjalëkalimin e llogarisë e-filing, tashme nuk keni detyrimin për t’u paraqitur pranë zyrave të Shërbimit për Tatimpaguesit, por mund të aplikoni online dhe në kohë reale mund të pajiseni me fjalëkalim të ri. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se tashmё të gjithë tatimpaguesit dhe individët e regjistruar mund të pajisen online me fjalëkalimin e llogarisë së tyre të deklarimit elektronik.