Prej datës 9 shtator kur kryedemokrati Lulzim Basha do të përjashtonte nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike liderin historik, Sali Berisha, PD do të humbte qetësinë. E ndarë në dy kampe, ai Berisha dhe kampi Basha, palët kanë ashpërsuar tonet ndaj njëri-tjetrit. Retorika e Lulzim Bashës është ashpërsuar së tepërmi që që pas shkelmimit të derës së një prej sallave të mbledhjeve në selinë blu, ku personi që kreu aktin në fjalë, akuzohet si person i kërkuar nga drejtësia britanike për trafik narkotikësh.