‘Shmangni deklaratat dhe veprimet që nuk ndihmojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ky është mesazhi I Bashkimit Europian, përmes një zëdhënësi të KE, pas deklaratave të fundit të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, se ‘qëndrimi zyrtar i Beogradit se Kosova është pjesë e Serbisë’. “Përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është parakusht që të dyja palët të bëjnë përparim në rrugën e tyre evropiane”, deklaroi zëdhënësi i BE-së. Ai tha se vetëm përmes dialogut mund të arrihet përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se ky është parakusht për të dyja palët të bëjnë përparim në rrugën e tyre evropiane.