Top News – Deklarata e Osmanit/ Do shfuqizoj vendime të Thaçit!
25/11/2020 23:57

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se do të shfuqizojë vendimet e ish-presidentit Thaçi që bien ndesh me praktikat diplomatike. Deklarata e saj u bë pas raporteve ne media mbi emërimin si Konsull i Përgjithshëm në Pragë, të Flakron Shalas, djali i deputetit Haxhi Shala. Osmani, thotë se vazhdimisht ka kërkuar nga qeveria që të shqyrtojë dokumentet për shërbime diplomatike, por "ende nuk ka fituar qasje në këtë material”."Konsullata e Përgjithshme në Pragë dhe emërimi i Konsullit të Përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike dhe konsullore të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen Konsullata të Përgjithshme në të njëjtin qytet ku kemi edhe Ambasadë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm. Është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen”, shkroi Osmani në një postim në Facebook. Emërimi i Flakron Shalës, në pozitën e Konsullit të Përgjithshëm në Pragë, është kundërshtuar edhe nga disa organizata të shoqërisë civile në Kosovë. Deputeti Haxhi Shala, u bë subjekt i një debati publik, për faktin se vota e tij ishte vendimtare per qeverinw aktuale të drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, nw njw kohw kur mw herwt, kishte deklaruar se do të votonte kundër qeverisë Hoti. Vetw Shala pat thwnw se kishte ndryshuar mendimin për ta votuar qeverinë, pasi kishte takuar me Thacin dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Pamjet: AFP

Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39
Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, protesta para godinës së qeverisë, përplasje me policinë
30/10 09:20