“Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori”, ka qenë kjo deklarata e fortë e kreut të SPAK, Altin Dumani e bërë këtë të premte gjatë një takimi mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes “IDM Morning Briefing”, e organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Dumani është shprehur se shqetësimi më i madh është kërcënimi nga krimi i organizuar dhe jo kërcënimi nga politika.