Shefi i marinës gjermane ka dhënë dorëheqjen pasi deklaroi në një intervistë se Putini "meritonte respekt" dhe Kievi nuk do ta rifitojë kurrë Krimenë e aneksuar - komentet që ambasadori i Ukrainës në Berlin tha se vënë në pikëpyetje besueshmërinë e Gjermanisë. Zëvendës-admirali Kay-Achim Schönbach, i cili ka udhëhequr të gjithë forcën detare të Gjermanisë,i bëri komentet e tij në një konferencë të premten.