Top News – Degradon flota ajrore ruse! / Britania: Shpërthimet në Krime e kanë dëmtuar rëndë
12/08/2022 11:55

Shpërthimet që ndodhën gjatë kësaj jave në bazën ajrore ruse në Krime, kanë degraduar flotën ajrore të Rusisë, tha Britania. Shpërthimet në bazën ajrore Saki kanë shkatërruar të paktën tetë avionë luftarakë rusë dhe kanë shkaktuar shkatërrim të madh. Ndërsa avionën e shkatërruar janë vetëm një pjesë e vogël e flotës ruse në Detin e Zi, Britania tha se kapacitetet e flotës do të preken, pasi që Saki konsiderohet si bazë kryesore operacionale. Në buletinin ditor për luftën në Ukrainë, Ministria britanike e Mbrojtjes, tha se me gjasë baza Saki është ende operacionale, por zonat përreth kanë pësuar dëme serioze. Imazhet satelitore të publikuara këtë javë kanë shfaqur shkatërrim të madh në bazën ajrore Saki, në Krimenë e okupuar nga Rusia. Rusia ka thënë se nga shpërthimet është vrarë një person dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë. Moska ka thënë se shkaku i shpërthimeve është mosrespektimi i rregullave kundër zjarrit. Ndërkaq, Ukraina ka mohuar se qëndron prapa shpërthimeve. Por, disa zyrtarë të paidentifikuar ukrainas u kanë thënë mediave amerikane se ushtria ukrainase qëndron prapa shpërthimeve. Rusia e ka përdorur bazën ajrore Saki, që gjendet në perëndim të Krimesë, për të kryer sulme në territorin ukrainas qëkur nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Top Channel/ Alarmon Trump: Godasim Iranin në 2027! Rikthehen tensionet në Hormuz
22/11 23:11
Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06