Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, qeshi të enjten me spekulimet e medias mbi qëndrimin e saj larg syve të publikut për një muaj, dhe për vëmendjen që ka marrë cështja e një prej ndihmëseve të ngushta të presidentit Donald Trump. "Mirëdita. Dëgjova se ju kam munguar. Ja ku jam," tha Melania duke qeshur në hapjen e një aktiviteti në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë. Ajo dhe bashkëshorti i saj 80-vjeçar u kapën për dore ndërsa ecnin nga Zyra Ovale drejt podiumit, dhe presidenti u ul në audiencë ndërsa Melania foli.