Fermerët janë ngritur disa herë në protesta në përpjekje për të gjetur treg dhe për të shitur produktet e tyre të paktën mbi koston e prodhimit. Protesta e fundit ishte ajo e fermerëve në zonën e Maliqit, që ankohen se çmimi me të cilin po shesin grurin, qepët dhe patatet nuk mbulon as shpenzimet që kanë kryer për kultivimin e tyre.