Dy vendet anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, Estonia dhe Letonia, kanë kërkuar largimin e ambasadorëve rusë nga shtetet përkatëse, pas njoftimit të Rusisë për reduktimin e marrëdhënieve diplomatike me Estoninë, duke e akuzuar atë për "rusofobi totale". Ministria e Jashtme ruse tha më herët se ambasadorit të Estonisë do t'i kërkohet të largohet muajin e ardhshëm dhe se të dyja vendet do të përfaqësohen nga të ngarkuarit me punë të përkohshme në vend të ambasadorëve.