Top News – Dëbimet e emigrantëve me avionë ushtarakë/ Kushtojnë më shumë se udhëtimet në First Class
30/01/2025 14:50

Dëbimi i emigrantëve të paligjshëm me avionë ushtarakë nga Presidenti amerikan Donald Trump për në Guatemalë, të hënën, me shumë gjasa do të kushtojë të paktën 4675 dollarë për emigrant, sipas të dhënave të ofruara nga zyrtarët e SHBA-së dhe Guatemalës. Kjo është më shumë se pesëfishi i kostos prej 853 dollarësh të një bilete të klasit të parë me një drejtim në American Airlines nga El Paso e Teksasit, që ishte edhe pika e nisjes për fluturimin, sipas një rishikimi të tarifave ajrore të disponueshme publikisht. Shifra është gjithashtu dukshëm më e lartë se kostoja e një fluturimi tregtar çarter nga zyra e emigracinit dhe doganave të SHBA. Trump nisi dëbimet me avionë ushtarakë javën e kaluar si pjesë e deklaratës së tij të emergjencës kombëtare për emigracionin, duke dërguar deri më tani gjashtë avionë me emigrantë për në Amerikën Latine. Vetëm katër kanë zbritur, të gjithë në Guatemalë, pasi Kolumbia refuzoi të lejonte dy avionë C-17 të zbarkojnë dhe në vend të tyre, dërgoi avionët e saj, për të marrë emigrantët pas një përplasjeje me Trumpin. Një zyrtar amerikan, duke folur për Reuters në kushte anonimiteti, vlerësoi se kostoja e operimit të një avioni transporti ushtarak C-17 është 28,500 dollarë në orë. Fluturimi për në Guatemalë dhe kthimi mbrapsht, duke mos përfshirë kohën e qëndrimit në tokë ose operacionin e përgatitjes për tu ngritur në fluturim, morën rreth 10 orë e gjysmë, tha zyrtari. Trump, duke folur në klubin e tij të golfit Doral para ligjvënësve republikanë të hënën, u zotua se përdorimi i tij i paprecedentë i avionëve ushtarakë për deportime do të vazhdojë dhe çdo vend që refuzon pritjen e avionëve, do të "paguajë një çmim të lartë ekonomik".

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50