Tre iniciativa të qeverisë u kritikuan nga demokratët në Bruksel. Gjatë punimeve të komitetit ndërparlamentar të stabilizim asocimit, Enkelejd Alibeaj ngriti alarmin se pas marrëveshjes së Portit të Durrësit, nismës së amnistisë fiskale e pasaportave të arta, fshihet rreziku i pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe financimit të terrorizmit.