Ajo që duhej të ishte një seancë maratonë me diskutime e vonuara për katër raporte të institucioneve të pavarura dështoi me sukses. Përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend vijuan edhe këtë herë, bashkë me ping-pongun e fajësisë për dështimin e debatit. Rendi i ditës kishte prezantimin e raporteve të punës përgjatë vitit 2024 të AKEP, komisionerit për mbrojtjen e të dhënave, të Entit Rregullator të Energjisë dhe të Entit të ujit.