Partia Socialiste mori mbështetjen e aleatëve tradicionalë socialdemokratë për të ndërhyrë në dy ligjet e reformës në drejtësi dhe për të kaluar ndryshimet në kodin penal, këto të fundit të kundërshtuara nga opozita dhe disa organizata të medias. Pas 12 orësh debat, ndryshimet u miratuan me 85 vota pro, një votë më shumë se pragu prej 84 votash, që kërkohen për ligjet me shumicë të cilësuar. 85 vota pro mori edhe akti normativ i qeverisë për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025, ku shpërndahen 15 miliardë lekë të pashpenzuara përgjatë vitit të kaluar për skemat e mbështetjes sociale dhe pensionet.