Për më shumë se 90 minuta, presidenti aktual Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump u përballën në një debat televiziv në Atalanta, i konsideruar historik dhe më fatali në historinë e SHBA-së, pasi nuk munguan tonet e ashpra dhe akuzat ndaj tyre. Ekonomia ishte tema e parë për të cilën Biden dhe Trump diskutuan. Ish presidenti tha se SHBA ka një deficit të jashtëzakonshëm, por u kundërshtua menjëherë nga presidenti aktual i cili u shpreh se ekonomia amerikane po lulëzon dhe shtoi se të pasurit po paguajnë më shumë taksa.