Thellohet kriza në Partinë Demokratike. Tashmë nuk flitet vetëm për dy grupime, pra për grupin e deputetëve që mbështesin Aliebajn dhe grupin tjetër që mbështet ish kryeministrin Berisha, por në lojë është futur edhe një grup i tretë. Janë pikërisht ata deputetë, të cilët nuk i janë bindur urdhërit të Alibeajt për të qenë prezent në mbledhjen e grupit parlamentar, i cili u mblodh pasditen e kësaj të enjte në selinë e Partisë Demokratike. Por për këtë Alibeaj kishte një sqarim.