Në GJKKO u zhvillua seanca e radhës e gjykimit në themel ndaj kryebashkiakut Erjon Veliajt, ku u pranua kërkesa e këtij të fundit për t’u mbrojtur nga ish-deputeti socialist Plarent Ndreca. Kërkesë që u kundërshtua fillimisht nga prokurorët e SPAK. Dy prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani këmbëngulën se Ndreca është pyetur gjatë hetimeve paraprake, por gjykata nuk e mori parasysh me argumentin se kjo gjë nuk e bën atë të papërshtatshëm për mbrojtjen e Veliajt. Por gjyqi vijoi me përplasje pasi Ndreca kërkoi që klienti i tij të marrë fashikujt sipas ligjit. Por prokurorët lexuan procesverbalin e hetuesve, që e përshkruanin Veliajn si konfliktual. Por Ndreca tha se do t’i qëndrojnë kërkesës për marrjen e akteve siç kërkon ligji. Gjyqi zgjati rreth dy orë ndërsa gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, vendosi ta shtyjë seancën për në datën 1 prill, ora 9:00.