Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Refromën Zgjedhore u ndal në Gjirokastër këtë të premte, ku zhvilloi dëgjesën e radhës. Edhe në këtë takim nuk u evituan debatet, ku Kreu I Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule kundërshtoi tezat e ngritura nga bashkëkryetari I komisionit, socialisti Arbjan Mazniku. shqetëson një fakt, shumë thelbësor, edhe pushtetin vendor ideal të kemi në funksionin e tij, edhe administrimin e tij ta kemi të përsosur, edhe kufij ideal të kemi, nëse nuk funksionon demokracia jemi të dështuar. Ne i shmangemi demokracisë, që është përfaqësimi. Më thoni në këtë bashki që jemi sot, a përfaqësohet në këshillin bashkiak ish-komuna e Picarit, Antigonëse, Lunxhërisë? Kush do përcjellë zërin e tyre në Këshillin Bashkiak?