Është shoqëruar me debate, tensione dhe përplasje mbledhja e këshillit bashkiak të Elbasanit meskëshilltarëve dhe qytetarëve për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Para mbledhjes, disa përfaqësues të opozitës organizuan një protestë kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm. Më tej një grup qytetarësh të Elbasanit iu bashkuan mbledhjes së këshillit duke kërkuar anullimin e këtij vendimi, ku nuk kanë munguar dhe incidentet. Një qytetar, ka goditur me dosjen e letrave një prej këshilltarëve të Partisë Socialiste.