Konferenca e Kryetarëve ka vendosur datën 4 qershor për raundin e katërt të votimit për Presidentin e Republikës. Seanca do të mbahet në orën 18:00 teksa po këtë ditë do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave. Por mbledhja është zhvilluar me debate midis Enkelejd Alibeajt, dhe drejtueses së konferencës.