Përdoruesit e WhatsApp së shpejti do të kenë një opsion që do t’i lejojë t’i vendosin një “datë skadence” grupeve të “chat”-it. Kur të arrihet kjo datë, do t'u kërkohet të pastrojnë disa nga mesazhet më të vjetra ose të fshijnë plotësisht bisedën. Kjo synon të jetë një zgjidhje për kursimin e hapësirës, pasi aplikacioni dihet se zë shumë nga memoria e një pajisjeje duke mbajtur mesazhet që dalin prej vitesh.