Po jetojmë në një epokë ku Inteligjenca Artificiale po transformon çdo aspekt të mënyrës si operojnë bizneset. Por pas çdo sistemi inteligjent qëndron një element kritik: të dhënat. Pikërisht këtu lind nevoja për mbrojtje të vazhdueshme të bazave të të dhënave. Në këtë kontekst, këtë të martë u prezantua për herë të parë në Shqipëri DBvisit, një platformë e specializuar për atë që njihet si “Continuous Database Protection”. Ky event u organizua nga DataLog sh.p.k. në partneritet me kompaninë ndërkombëtare Dbvisit Softëare nga Zelanda e Re. Pak më shumë në lidhje me këtë iniciativë ndau me ne edhe Radomila Kralova, Menaxher Partnerësh për Evropën.