Dasma e Donald Trump Jr., djalit të madh të presidentit amerikan Donald Trump, me modelen Bettina Anderson, u zhvillua më 23 maj në një ambient luksoz në Bahamas. Por pas festës madhështore fshihet një detaj që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, një pjesë e madhe e shpenzimeve u financua nga oligarku rus Umar Kremlev, një figurë e afërt me rrethin e Vladimir Putinit. Sipas një hetimi të publikuar nga media amerikane ProPublica, organizimi i dasmës përfshiu marrjen me qira të dy ishujve privatë, udhëtime me helikopter, fishekzjarre, një DJ dhe një banket luksoz për rreth 50 të ftuar. Vetëm qiraja e ishullit kryesor kushtoi deri në 100 mijë dollarë për natë, ndërsa spektakli i fishekzjarreve raportohet se kushtoi rreth 70 mijë dollarë.