Pavarësisht se akti normativ për masat anti covid ndalon rreptësisht zhvillimin e dasmave dhe festive në ambiente të mbyllura, pronarët e lokaleve vazhdojnë të mos binden. Kështu në Shkodër nga ana e policisë janë konstatuar 3 lokale në të cilat ishin organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarëve të tre lokaleve masën administrative 1.000.000 lekë secilit. Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.