Është zbardhur historia e ndërlikuar e dashurisë mes dy të rinjve në Tiranë, cështje e cila tanimë ka kaluar edhe për hetim në prokurorinë e Tiranës. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dosjen hetimore ku vajza dhe djali kanë dhënë versionin e tyre të historisë. Referuar dosjes, vajza ka dëshmuar për autoritetet se ajo ka qenë e lidhur prej një viti, por më pas lidhja erdhi duke u ftohur dhe marrëdhënia e tyre nuk ishte si më parë, ndaj ajo kërkoi ndarjen nga ai.