Departamenti Amerikan i Shtetit ka pohuar njohjen e Greqisë si "një aleat dhe partner i domosdoshëm i NATO-s", por nuk ka dhënë një përditësim mbi shitjen e avionëve luftarakë të gjeneratës së fundit F-35 të prodhuar nga gjigandi amerikan i mbrojtjes Lockheed Martin. Në një përgjigje ndaj kërkesës për informacion nga mediat greke, DASH tha se nuk mund të komentojë asnjë marrëveshje, pa u miratuar më parë zyrtarisht nga Kongresi.