Departamenti amerikan të Shtetit ka dënuar të enjte marrëveshjen e fundit mes Moskës dhe Beogradit duke thënë se asnjë vend nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë ndërkohë që ajo vazhdon agresionin e saj në Ukrainë. Një zëdhënës i DASH thotë se lajmi për këtë marrëveshjen e nënshkruar nga ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviç me ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov ishte befasues dhe në kundërshtim të plotë me takimet e tjera konstruktive në Nju Jork me zyrtarët serbë.