Dan Hutra, autori i disa vrasjeve është kapur në flagrancë nga policia duke tentuar për t'u arratisur nga qelia e burgut të Fierit. Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve bën me dije se plani kriminal për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashëpunim me tre të paraburgosur të tjerë. Bëhet me dije se në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara. Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën ku ishte i akomoduar i burgosuri Dan Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje.