40-vjeçari Davide Paitoni, i cili ishte me arrest shtëpie, festoi natën e ndërrimit të viteve me djalin e tij të mitur Daniele, 7 vjeç. Paitoni ishte në prag divorci me gruan e tij, ai vuante dënimin pasi theri me thikë pas shpine një koleg në fund të nëntorit. Megjithatë, krahas dënimit të tij, vogëlushi e kaloi natën e ndërrimit të viteve pranë të atit, ku gjeti edhe vdekjen tragjike.