Shoqëritë e importit të karburanteve në Shqipëri i janë drejtuar me një letër të përbashkët Qeverisë, ku i kërkojnë që të rishikojë çmimet tavan të vendosura për shitjen e naftës dhe benzinës. Pesë kompanitë kryesore në këtë treg thonë se çmimet tavan të vendosura nga Bordi i Transparancës ditën e enjte nuk mbulojnë kostot e blerjes së naftës. Letra e importuesve është dërguar përmes Shoqatës së Hidrokarbureve në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Dy dikastereve u kërkohet që të të ndërhyjnë menjëherë për të shmangur shitjen nën kostot të karburanteve. Në të kundërt, tregtarët e naftës paralajmërojnë se mund të detyrohen që të pezullojnë, apo kufizojnë shitjen me shumicë të naftës dhe benzinës dhe frenim, apo kufizim të procesit të zhdoganimit të karburanteve në Porto Romano, deri në një moment të dytë. Bordi i Transparencës vendosi të enjten që nafta të mos shitet më shumë se 203 lekë për litër në tregun e pakicës dhe jo më shumë se 191 lekë në tregun e pakicës. Për benzinën, Bordi vendosi çmimin tavan prej 175 lekë për litër me pakicë dhe 163 lekë për litër me shumicë. Tavani i vendosur nga bordi të enjten është 10 deri në 14 lekë më i ulët se çmimi që po shiteshin dy produktet në treg para kësaj vendimmarrje.