Një dakordësi paraprake u arrit mes mazhorancës dhe opozitës. Socialistët bënë një hap pas nga vendimi i 12 tetorit të vitit të kaluar, ku me shumicë votash rrëzuan kërkesën e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore për kontratat konçesionare në sistemin e shëndetësisë dhe për sistemin TIMS. Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve u dakordësua parimisht diskutimi për këto dy komisione, por me kushtin që objekti të rishikohet.