Teksa pritej që dakordësisë së arritur në Konferencën e Kryetarëve të së martës mes opozitës e maxhorancës t’i vihej vula, këtë të mërkurë mbledhja e radhës u shty pa afat, duke krijuar përshtypjen e një ngërçi mes palëve. Për Gazment Bardhin opozita është parimisht dakord, teksa thekson se edhe shtyrja është e dakordësuar.