Greqia dhe Shqipëria prej dy vitesh kanë rënë parimisht dakord që çështjen e detit ta adresojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Por, kompromisi finalizues për këtë nuk është gjetur ende. Udhëtimi i ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias drejt Tiranës ku u takua me homologen e tij, Olta Xhaçka u mbyll sërish me dakordësinë për ta hedhur këtë hap, i cili u cilësua nga Dendias si një hap që çel një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe.