Vijon prej ditësh zjarri në malin e Dajtit në Tiranë. Ndonëse nuk ka rrezik për zonat e banuara, situata vijon kritike pasi vatra mbetet aktive në të dyja anët e kreshtës. Këtë të martë operacioni për izolimin vijon me forcat operacionale, të mbështetura nga 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter. Edhe në Vakumone, Tiranë, situata është nën kontroll dhe vatra e izoluar, pa rrezik për zonat e banuara, ndërsa Priska vijon në monitorim.