Gjykata e Beratit ka dënuar Belul Kokollari nga Kosova me 15 vite burg, pasi e shpalli fajtor për përdhunimin e nipit të tij të mitur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 4 Nëntor 2021 në Prizren, ku i mituri kishte shkuar me pushime. Ka qenë nëna e fëmijës së mitur që ka bërë denoncimin në Komisariatin e Policisë së Beratit në 10 Nëntor 2021,kur ishte kthyer në Shqipëri dhe djali i kishte treguar gjithçka.