Credins Bank, me një histori të gjatë inovacioni në sektorin bankar shqiptar, vazhdon të jetë lider në integrimin e zgjidhjeve digjitale. Në një hap me teknologjinë dhe kërkesat e tregut financiar global prezantimi i Google Pay, konfirmon edhe një herë përkushtimin e bankës, për të ofruar shërbime inovative, për të ndihmuar klientët të përfitojnë nga përparësitë e teknologiisë. Në një interviste për Top News, zv. Drejtoresha e Departamentit të Kartave dhe Koordinatorja e Projekteve, e Credins Bank, znj. Marsela Kushta thekson ambicien dhe vullnetin e bankës për të sjellë për klientet e saj këtë shërbim inovator.