Një urë konkrete mes studentëve dhe tregut të punës u krijua këtë 14 maj në Fakultetin e Ekonomisë në ‘Ditën e Karrierës’, një panair që prej 13 vitesh orienton të rinjtë drejt mundësive profesionale dhe zhvillimit të tyre në karrierë. Me moton ‘Hidh hapin tend…’, Dita e Karrierës mundësoi kontakte të drejtpërdrejta me përfaqësues të tregut të punës.