Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk po merr asnjë masë për të ulur çmimin e naftës. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi akuzon qeverinë se po funksionon në bazë të algoritmit të korrupsionit, atij të krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe taksave. Sipas tij, të vetmit që po paguajnë më shumë por që përfitojnë më pak janë qytetarët. Algoritmi i naftës është fare i thjeshtë. Nga 219 lekë që paguan qytetari, rreth 100 lekë janë taksa: akcizë, taksë qarkullimi, taksë karboni dhe TVSH.