Qyteti i Janinës në Greqinë fqinje kategorizohet si zonë e kuqe për shkak të numrit të personave të infektuar me koronavirus. Por, sipas statistikave të autoriteteve lokale të Janinës, për këtë ka ndikuar edhe numri i pacientëve me Covid-19 nga Shqipëria, fakt i deklaruar nga ish-Prefekti i Janinës, Alekos Karhimanis.