Pranvera ka trokitur, por askush nga profesionistët e fushës nuk është në gjëndje të pohojë me forcë, nëse rritja e temperaturave do të shoqërohet me uljen e numrit të infektimeve apo humbjeve të jetës nga koronavirusi. Në harkun kohor të 24 orëve të fundit ka një trend në ulje infektuarve, por nuk ka ndodhur kështu me numrin e viktimave. 17 persona kanë humbur jetën, sipas raportit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit. Me këto të dhëna numri i viktimave që nga nisja e pandemisë më shumë se 1 vit më parë ka arritur në 2077 persona.