Rritja e ndjeshme e numrit të rasteve të infektimeve me koronavirus ka ngritur në këmbë forcat e Policisë dhe strukturat e tjera të Shërbimit Shëndetësor. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë 48 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1435 shtetas që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.