Në vazhdën e sensibilizimit të qytetarëve ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka postuar këtë të dielë në profilin e saj në një rrjet social një mesazh nga mjekja Elda Qyra Në mesazhin e saj për qytetarët mjekja kërkon që të ruhen masat kundër COVID-19, duke theksuar se tashmë është ulur mosha mesatare të prekurve dhe virusi prek dhe moshat e reja, jo vetëm të moshuarit.