Top News – Covid, kostot e trajtimit/ Në shtëpi, 30 mijë lekë në një javë
21/10/2020 12:16

Trajtimi në shtëpi po u kushton pacientëve shqiptarë qindra mijëra lekë vetëm në një javë, duke i vënë seriozisht në vështirësi financiare. Sipas disa recetave të lëshuar nga mjeku i familjes, që Top Story i disponon, kostot e trajtimit të Covid në një fazë fillestare kushtojnë minimalisht 30 mijë lekë të reja për një javë. “Normalisht trajtimi kushton goxha. Për një fazë fillestare kushton 30 mijë lekë të vjetra në një javë. Që përfshin antibiotikun, në disa raste mund të jenë edhe dy, një mbrojtës stomaku, paracetamol, vitaminat c dhe d, elektrolitet që bëjnë stabilizimin e natriumit dhe kaliumit dhe holluesin e gjakut. Pasi del përgjigja e tamponit, pastaj mund të ndodhë që dozat rriten. Ka raste që këshillohet edhe skaneri që është kosto ekstra, ka raste që këshillohet edhe bombula e oksigjenit…që është një ndër produktet më të kërkuara që prej shfaqjes së covid 19. Konkretisht ne kemi një bombul 8 litroshe dhe mund të jepet me qira, por më së shumti blihet dhe kushton 13 mijë lekë të rinj, por që duhet të përdoret me shumë kujdes pasi një matje më e madhe apo më e vogël krijon problem, ndaj duhet patjetër nga mjeku. Ndërkohë aparatet e oksigjenit elektrike kushtojnë 800-900 euro, por mund të jepen me qira, me një shumë prej 3 mije lekë të muaj. Oksimetri është një tjetër ndër më të kërkuarit dhe kushton 4 mijë lekë të rinj. Por a janë të rimbursueshme ilacet. Përgjigja është jo. Nuk dihen arsyet, por kjo po ndodh që prej nisjes së pandemisë në Shqipëri. Deri më tani nuk na ka ardhur asnjë recetë me rimbursim, megjithëse xarelto (që kushton 76 mijë lekë të vjetra) apo azotrimicina janë me rimbursim. Më së shumti marrin antibiotikët, për 7 ditë, supelementet ka individë që tremben shumë dhe i marrin, ka të tjerë që në pamundësi ekonomike vijnë i marrin pjesë pjesë, pak kokrra këtë javë ca kokrra javës tjetër. Ka të tjerë pastaj që ne ua japim me lekë borxh, pasi janë klientë që i njohim”. Të lënë thuajse krejtësisht në harresë nga sistemi shëndetësor, çmimi i medikamenteve dhe ekzaminimeve nuk janë e vetmja kosto që duhet të paguajnë pacientët covid që trajtohen në shtëpi. Pra, për një muaj një i sëmurë covid, shpenzon mesatarisht 100 mijë lekë të reja për ilaçe, e nëse i shtojmë kësaj fature edhe kostot e infermierit në shtëpi, apo edhe ndonjë ekzaminim specifik, siç mund të jetë skaneri apo grafia, atëherë kostoja e trajtimit në shtëpi e covid shkon deri në 200 000 mijë lekë në muaj për një person. Por në rastet kur infektohet e gjithë familja, atëhere kostot janë shumëfishuar. Për 4 anëtarë duhet të kesh mënjanë të paktën 8 milionë lekë për të përballuar infektimin e Covid-19.

Top Channel/ Fatmir Mediu në GJKKO, zhvillohet seanca e gjykimit të themelit për çështjen “Gërdeci”
10/11 09:15
Top Channel/ Debat për pensionet e shqiptarëve në greqi, gazetarët: ligj racist
09/11 23:40
Top Channel/ Problem me ujin edhe në Lushnjë, Banorët: Vjen me ngjyrë
09/11 23:35
Top Channel/ Maqedoni e Veriut, kthehet tensioni për gjuhën shqipe
09/11 23:30
Kikia i ashpër me PD: Të përbashkohen me protestuesit, boll me marrëveshje me PS
09/11 22:24
Top Channel/ Nga 28 grabitjet në Greqi te dy bankat në Tiranë, zbardhet e kaluara e Robert Dukës
09/11 22:10
Top News – Dorëhiqet drejtori i Portit. Durrës, Liburn Aliu largohet nga detyra pas një viti
09/11 20:20
Top Channel/ Balla ultimatum opozitës, PD bojkoton Reformën Zgjedhore
09/11 19:57
Top News – Macron pret Ramën në Paris. Kryeministri, vizitë në Francë për forumin e paqes
09/11 19:56
Top Channel/ Përplasja për reformën zgjedhor, opozita vendos veton dhe braktis sallën
09/11 19:54
Top Channel/ Rektorët kërkojnë paga më të larta, Buxheti rritet me 3.8 miliardë lekë
09/11 19:49
Top Channel/ Bonusi i bebeve, Rama: Nga 1 korriku 2027 do të jepet për çdo muaj në pesë vite
09/11 19:46
Top Channel/ “Partizani”, dëshmitë në gjyq. Mediu dhe ish-zyrtarët flasin për pronat
09/11 19:43
Top Channel/ Rama pritet nga Macron, Takim dypalësh me presidentin e Francës
09/11 19:39
Top Channel/ Hita mohon topin akustik, kreu u policisë: Nuk pati serbë në protesta
09/11 19:35
Top Channel/ Protestat ngadalësuan ekonominë Ibrahimaj: Ndikoi dëmtimi i bizneseve
09/11 19:32
Top Channel/Forumi I Paqes në Paris, Kryeministri Rama takim dypalësh me Emmanuel Macron
09/11 19:01
Top News- Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes
09/11 18:38
Top News-‘Rasti Veliaj do ngrihet në PE’/ Eurodeputeti italian-Të respektohet prezumimi i pafajësisë
09/11 18:34
Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05