Izraeli thotë se në laboratorin kërkimor biologjik të vendit të tij është zbuluar antitrupi që lufton koronavirusi. Sipas ministrit të Mbrojtjes,Naftali Bennet, injektimi i këtij antitrupi bën të mundur eliminimin e virusit brenda bartësit. “Ky është një hap i madh, pasi shumë shpejt do të dalim në një trajtim konkret për sa i takon përballjes me pandeminë që zyrtarisht në gjithë globin ka marrë më shumë se 252 mijë jetë njerëzish”,-tha Bennet.