Duke marrë shkas nga numri në rritje i personave të infektuar nga COVID-19, Policia e Tiranës ka bërë apel për qytetarët, për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit. Policia bën thirrje për respektim të protokolleve të sigurisë, distancimin social, sidomos në ceremonitë festive dhe ato mortore, duke mos u grumbulluar në mënyrë massive në ambientet e brendshme të lokaleve, bareve, restoranteve, qendrave tregtare apo marketeve. Po kështu u kërkon qytetarëve që të mos pranojnë shërbim klienti nga persona që nuk kanë vendosur maska mbrojtëse dhe dorezat!