Top News – Covid, 8 viktima në 24 orë/ 602 raste të reja, 564 të shëruar
16/11/2020 18:24

Shifrat ditore të rasteve të reja me coronavirus shënuan një tjetër rekord, duke treguar se pandemia vijon të jetë në një kurbë ngritjeje; 602 të infektuar të rinj raportoi ministria e Shëndetësisë këtë të hënë, rezultat i 2241 testimeve ditore. Sipas të dhenave, 249 raste të reja janë në Tiranë, 47 raste në Gjirokastër, 38 raste në Lushnje, nga 30 raste në Fier, Korçë, Kavajë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Librazhd, 18 raste në Kukës, 16 raste në Përmet, 12 raste në Lezhë, 7 raste në Pukë dhe Kuçovë, dhe nga 6 raste në Devoll, Mat, Dibër dhe më pak raste ne zonë të tjera të vendit. Në total numri i personave të infektuar në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 28 432. Ajo që binte në sy në shifrat e kësaj fillim jave ishte numri i lartë i të shëruarve, janë plot 564 qytetarë që konsideron të shëruar tashmë nga covid 19, pas përmbyllljes së karantinës dy javore, pasi siç dihet ritestimi i personave që dalin një herë pozitiv është hequr. Në total numri i të shëruarve ka shkuar në 13.453 që nga fillimi i epidemisë, ndërsa raste aktive janë 14 348. Ndërkaq rekord ka shënuar edhe numri i pacientëve me koronavirus që po trajtohen ne tre spitalet covid, janë 406 të shtruar , 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar. Ministria e shëndetësisë ka raportuar se kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 , 4 prej të cileve janë nga Tirana, ndërsa 4 viktimat e tjera janë 1 nga Mirdita, Kurbini, Gramshi dhe Durrësi. Numri total i jetëve të humbra që nga marsi ka shkuar në 631. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë sërish apel qytetarëve të respektojnë rregullat për parandalimin e SARS COV2, të mbajnë maskën në çdo ambient jashtë shtëpisë, të respektojnë distancimin fizik duke shmangur grumbullimet dhe të kudjesen për higjenën vetjake. Po ashtu autoriteter u kanë kërkuar personave që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06